Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 40 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 40 nga 89 • Shqip


أَفَأَنْتَ تُسْمِعُ الصُّمَّ أَوْ تَهْدِي الْعُمْيَ وَمَنْ كَانَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 40
Përkthim:
Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojnë të shurdhërit dhe t’i udhëzosh të verbërit dhe ata që janë në humbje të qartë? Ez-Zukhruf 43:40
Tefsiri:
Duke dashur të qetësonte Profetin e Tij të dashur, i cili ishte tepër i shqetësuar nga mospranimi i thirrjes së tij prej qafirëve, Allahu i Madhëruar i thotë se ata janë njerëz tek të cilët nuk gjendet ndonjë mirësi. Ata nuk janë aspak të denjë që Zoti t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të prishur.

Vallë, ti do ta bësh të shurdhërin të dëgjojë? Ti do ta drejtosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë? -

Kuptimi: Vallë, ti do t’i bësh të shurdhërit ndaj të vërtetës të dëgjojnë?! Ti do t’i udhëzosh në rrugën e drejtë të verbuarit nga kjo rrugë, të cilët nuk duan ta shohin atë rrugë?! E si do t’i udhëzosh ata që kanë humbur larg, me vetëdije të plotë nga ana e tyre?! Madje, ata janë të kënaqur për rrugën e humbjes ku janë futur. Pra, ashtu sikurse të shurdhërit nuk dëgjojnë dhe të verbërit nuk shikojnë asgjë, edhe të humburit që janë të kënaqur me humbjen e tyre, nuk mund ta gjejnë dot rrugën e drejtë. Logjika e tyre është e sëmurur rëndë, për shkak të shpërfilljes dhe refuzimit të Shpalljes së Zotit. Ata bien në grackën e shejtanit, duke u marrë me besime e doktrina të kota e të paqëna. Si rrjedhojë e përzgjedhjes së gabuar të tyre, ata marrin cilësi të shëmtuara, që i pengojnë të kthehen tek e vërteta. Madje, ato cilësi i zhysin edhe më shumë në llumin që i ka mbuluar. Përfundimisht, për ata ka mbetur që vetëm të ekzekutohet ndëshkimi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 39 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 41