Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 51 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 51 nga 89 • Shqip


وَنَادَىٰ فِرْعَوْنُ فِي قَوْمِهِ قَالَ يَا قَوْمِ أَلَيْسَ لِي مُلْكُ مِصْرَ وَهَٰذِهِ الْأَنْهَارُ تَجْرِي مِنْ تَحْتِي ۖ أَفَلَا تُبْصِرُونَ 51
Përkthim:
Dhe, Faraoni nisi të thërrasë popullin e vet: “O populli im! Vallë, a nuk më përket mua sundimi i Misirit (Egjiptit) dhe këto degë të lumit që po rrjedhin pranë meje; a nuk shihni? Ez-Zukhruf 43:51
Tefsiri:

Ndërkohë, Faraoni thirri popullin e vet e u tha: ... -

Me një arrogancë të pashembullt, i mashtruar nga pushteti, pasuria dhe forcat e tij, Faraoni tha:

“O populli im! A nuk janë nën pushtetin tim Egjipti dhe këta lumenj, që rrjedhin nën pallatin tim?! A nuk po shikoni?” -

Shumë degëzime të Nilit kalonin përmes kështjellave dhe kopshteve plot bimësi të Faraonit, prandaj ai thoshte: “A nuk e shihni gjithë këtë mbretëri e bukuri, që kam nën këmbët e mia?! A nuk tregojnë ato për madhështinë time?” Fjalët e Faraonit dëshmonin se sa injorant i madh ishte ai, pasi ai lëvdohej me gjëra që nuk kishin lidhje me meritat dhe veten e tij. Ai nuk lëvdohej për ndonjë cilësi të mirë që kishte apo për ndonjë vepër të drejtë. Për të ishte e drejtë mburrja me pasurinë e pushtetin, nëpërmjet të cilave, në fakt, Allahu sprovon cilin të dëshirojë. Faraoni, me injorancën e tij të thellë, vazhdonte të lëvdohej duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 50 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 52