Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 52 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 52 nga 89 • Shqip


أَمْ أَنَا خَيْرٌ مِنْ هَٰذَا الَّذِي هُوَ مَهِينٌ وَلَا يَكَادُ يُبِينُ 52
Përkthim:
E, vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë (i gjorë) dhe i cili mezi mund të shprehet? Ez-Zukhruf 43:52
Tefsiri:

“Atëherë, cili është më i mirë? A nuk jam unë, apo është ai qyqar, që mezi flet?!” -

Me këto fjalë, i mallkuari kishte për qëllim Musain, birin e Imranit, atë që Rahmani i foli me fjalë, duke e nderuar dhe lartësuar mbi shumë profetë të tjerë. Kështu, Faraoni po pretendonte se ishte burrë më i mirë e më fisnik se Musai (a.s.), ndërsa - sipas tij - Musai ishte njeri i pavlerë. Veç kësaj, - thoshte ai gojëndyrë, - Musai ishte gati i paaftë që të shprehte me fjalë atë që mbante në zemër. E tha këtë, sepse Musai (a.s.) haste pak vështirësi në të shprehur, por jo në aftësinë për të dhënë të qartë mesazhin që duhej të përçonte ndër njerëz. Vështirësia në të folur ose oratoria jo e madhe nuk i llogaritej aspak si mangësi, sepse ai, në fund të fundit, e shprehte qartë dhe kuptueshëm atë që kishte në zemër. Pastaj Faraoni tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 51 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 53