“Përse nuk i janë dhënë atij bylyzykë floriri?” -
Kuptimi: Përse Musai nuk erdhi i stolisur me bizhuteri, por vjen në këtë gjendje? Pra, këto ishin kriteret e tij për të vlerësuar rëndësinë ose jo të njerëzve.“Përse nuk kanë ardhur melekë bashkë me të, si shoqërues?” -
Përse Musai nuk erdhi i shoqëruar nga melekët, që ta ndihmonin dhe t’i shërbenin si vërtetim i fjalëve dhe mesazhit të tij? A thua se, nëse do të ndodhnin këto, atëherë ata do ta besonin Musain! A thua se gjithë ato mrekulli të tjera, që ata i panë me sy, nuk ishin të mjaftueshme! E vërteta është se këto ishin thjesht justifikime të Faraonit për të mos besuar dhe përpjekje për të manipuluar mendjen dhe arsyen e popullit të tij, siç thotë i Madhëruari më pas: