Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 54 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 54 nga 89 • Shqip


فَاسْتَخَفَّ قَوْمَهُ فَأَطَاعُوهُ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ 54
Përkthim:
Dhe, ai e mashtroi popullin e vet, e iu nënshtruan atij; ata, me të vërtetë, ishin popull ngatërrestar. Ez-Zukhruf 43:54
Tefsiri:
Ai (Faraoni)

e përçmoi popullin e vet

(i mori për mendjelehtë)

, kurse ata e dëgjuan. -

Nëpërmjet këtyre arsyetimeve boshe, Faraoni arriti të manipulonte mendjet e pasuesve të tij. Në fakt, ato ‘argumente’ të tij nuk vlejnë aspak si arsyetime, madje janë një fyerje për inteligjencën dhe logjikën e shëndoshë. Ato nuk tregojnë asgjë dhe nuk ndihmojnë për asgjë, as për mirë e as për keq. Të tilla ‘argumente’ mund të trullosin vetëm njerëz mendjelehtë. Vallë, a kishte Faraoni të drejtë vetëm sepse sundonte Egjiptin apo se kishte në pronësi toka, lumenj e përrenj? Kjo na qenka prova e cila mund të hidhte poshtë profetësinë dhe mrekullitë e Musait?! Apo ishte fakti që Musai nuk pati shumë pasues, apo që nuk ishte i stolisur me rroba të bukura, apo që nuk kishte oratori të madhe?! A vlenin të gjitha këto për të hedhur poshtë shenjat e mrekullitë e Musait, të cilat tregonin hapur se atë e mbështeste Zoti i Plotfuqishëm?! Vërtet, këto arsyetime të Faraonit ishin shumë fyese për logjikën e shëndoshë dhe natyrën e pastër, por duke qenë se populli i tij ishte mendjelehtë dhe pa logjikë, ato u konsideruan të pranueshme. Ai popull injorant dhe i shfrenuar mund të pranonte çdo ftesë, pa bërë dallimin mes të vërtetës dhe të kotës. I Madhëruari thotë për ta:

Ata ishin një popull i shkatërruar. -

Madje, për shkak të shfrenimit të tyre në gjynahe e padrejtësi, Allahu i Madhëruar u vuri në krye Faraonin, që ua zbukuronte edhe më tepër të keqen dhe idhujtarinë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 53 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 55