Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 60 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 60 nga 89 • Shqip


وَلَوْ نَشَاءُ لَجَعَلْنَا مِنْكُمْ مَلَائِكَةً فِي الْأَرْضِ يَخْلُفُونَ 60
Përkthim:
e, sikur të duam, Ne në vend të jush do të bënim engjëj, që do t’ju trashëgonin në Tokë. Ez-Zukhruf 43:60
Tefsiri:

Po të donim, Ne mund të bënim melekë në vendin tuaj, që t’ju zëvendësonin në tokë. -

Kuptimi: Nëse do të dërgonim melekë si të dërguar, do t’ju zëvendësonim edhe ju me melekë, që të rrinin si ju në tokë. Por meqë në tokë jeni vendosur ju, o njerëz, ju nuk mund ta përballoni një profet-melek. Është mëshirë dhe butësi nga Zoti juaj që ju dërgoi si profet një njeri, ashtu siç jeni ju, e jo melek. Ai ju dërgoi një njeri, që ju ta merrni me lehtësi dhe qartësi mesazhin e Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 59 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 61