Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 61 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 61 nga 89 • Shqip


وَإِنَّهُ لَعِلْمٌ لِلسَّاعَةِ فَلَا تَمْتَرُنَّ بِهَا وَاتَّبِعُونِ ۚ هَٰذَا صِرَاطٌ مُسْتَقِيمٌ 61
Përkthim:
Me të vërtetë, ai (Isai), është shenjë e Çastit (Ditës së Kijametit), ardhjen e të cilit mos e dyshoni kurrsesi. Ndiqeni (rrugën time); kjo është rruga e drejtë! Ez-Zukhruf 43:61
Tefsiri:
Ai (Isai)

është parashenjë e Kjametit, ... -

Isai (a.s) ishte shenjë që dëshmonte për vërtetësinë e ringjalljes. Kështu, Ai që është i plotfuqishëm për të krijuar një njeri me nënë dhe pa babë, Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit nga varret e tyre. Gjithashtu, Isai (a.s) do të zbresë në tokë në fazën e fundit të kësaj bote, zbritje e cila do të jetë një nga shenjat e afrimit të Kijametit.

... prandaj kurrsesi mos dyshoni në të

(në Ditën e kjametit)

, por pasoni rrugën time... -

Kurrsesi mos dyshoni në vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes, ditë kur çdokush ka për t’u shpërblyer sipas meritës e veprave. Dyshimi në këtë ditë është tregues i mosbesimit në Zotin. Besoni çdo gjë që jeni urdhëruar të besoni dhe pasoni rrugën e Zotit, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.

... Kjo është rruga e drejtë! -

Rruga e drejtë, ajo që të çon te Zoti Krenar dhe i Lartësuar, është besimi i plotë i gjithçkaje që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe pasimi i rrugës së Profetit të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 60 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 62