Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 62 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 62 nga 89 • Shqip


وَلَا يَصُدَّنَّكُمُ الشَّيْطَانُ ۖ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُبِينٌ 62
Përkthim:
Le të mos ju shmangë kurrsesi djalli! Ai, me të vërtetë, është armiku juaj i hapët. Ez-Zukhruf 43:62
Tefsiri:

Të mos ju pengojë Shejtani! Ai është armiku juaj i hapur. -

Mos lejoni që Shejtani i mallkuar t’ju pengojë nga rruga e drejtë, duke bërë që të mos zbatoni atë që jeni urdhëruar ta zbatoni, apo të bëni atë që Zoti ju ka ndaluar ta bëni. Shejtani i mallkuar është armiku juaj i përbetuar, që lufton pa mëshirë për t’ju devijuar nga rruga e drejtë. Ai përpiqet me çdo mënyrë për t’ia arritur qëllimit të tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 61 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 63