Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 79 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 79 nga 89 • Shqip


أَمْ أَبْرَمُوا أَمْرًا فَإِنَّا مُبْرِمُونَ 79
Përkthim:
Nëse ata (mohuesit) kurdisin kurtha, edhe Ne do t’u vëmë kurtha (në dënim). Ez-Zukhruf 43:79
Tefsiri:

A mos po ngrenë ndonjë kurth ata?! Por edhe Ne ngremë kurthe. -

Vallë, kundërshtarët e të vërtetës dhe të profetëve thurin plane për të luftuar dhe hedhur poshtë të vërtetën? A mos ngrejnë kurthe për të dëmtuar përcjellësit e të vërtetës, për të ndaluar përhapjen e saj dhe për të përhapur të kotën, e cila është e bukur në sytë e tyre? Le ta dinë, atëherë, se edhe Allahu ka planifikuar me urtësi çdo çështje. Por planifikimi i Allahut qëndron mbi të gjitha planet dhe intrigat e tyre. Ai i shkatërron të gjitha kurthet e tyre, duke forcuar të vërtetën dhe duke e zhdukur të kotën, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe e zhduk fare. Mjerë ju për ato që trilloni!” [Enbija 18].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 78 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 80