Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ez-Zukhruf — Ajet 80 (Shqip) — Video

Ez-Zukhruf • Ajet 80 nga 89 • Shqip


أَمْ يَحْسَبُونَ أَنَّا لَا نَسْمَعُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَاهُمْ ۚ بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيْهِمْ يَكْتُبُونَ 80
Përkthim:
Vallë, a mendojnë ata se Ne nuk dëgjojmë çka flasin ata tinëzisht dhe haptas në mes tyre? Përkundrazi, Na dëgjojmë, e të dërguarit Tanë (engjëjt), që janë pranë tyre, shënojnë. Ez-Zukhruf 43:80
Tefsiri:

A mendojnë ata se Ne nuk ua dëgjojmë të fshehtat dhe bisedat mes tyre? -

Me paditurinë dhe padrejtësinë që i karakterizon, ata mendojnë se Allahu nuk i di dhe nuk i dëgjon gjërat që i mbajnë fshehur në zemrat e tyre ose që i bisedojnë fshehtas mes njëri-tjetrit. Për këtë arsye, ata mendojnë se nuk do të merren në përgjegjësi dhe nuk do të ndëshkohen për gjërat që i thonë dhe i bëjnë fshehtas. Por Allahu i Madhëruar ua kthen përgjigjen, kur thotë:

Po, i dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë, që janë pranë tyre, i mbajnë shënim ato. -

Allahu i di imtësisht të fshehtat e tyre dhe bisedat sekrete që zhvillojnë me njëri-tjetrin. Ndërsa melekët e Allahut, të cilët Ai i ka ngarkuar për regjistrimin e veprave të tyre, shkruajnë me përpikmëri çdo fjalë e veprim të robërve . Ato mbahen shënim e ruhen të pandryshuara deri kur të dalin para Zotit, Ditën e Gjykimit. Atë ditë, ata do të gjejnë gjithçka që kanë bërë në dynja, për të cilat do të japin llogari. Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ez-Zukhruf • Ajet 79 E ardhshme Ez-Zukhruf • Ajet 81