Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 10 nga 37 • Shqip


مِنْ وَرَائِهِمْ جَهَنَّمُ ۖ وَلَا يُغْنِي عَنْهُمْ مَا كَسَبُوا شَيْئًا وَلَا مَا اتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ أَوْلِيَاءَ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ 10
Përkthim:
Para tyre është xhehennemi, dhe nuk do t’ju ndihmojë asgjë ng ato që kanë fituar, as ata (idhujtë) që i kanë marrë, pos Perëndisë, për mbrojtës! Ata i pret mundim i madh. El-Xhathije 45:10
Tefsiri:
Përpara tyre ndodhet Xhehenemi. Atyre nuk do t’u bëjnë aspak dobi ato që kanë grumbulluar dhe as ata, të cilëve u kërkojnë ndihmë në vend të Allahut. Ata do të vuajnë një dënim të ashpër. -

Atyre nuk do t’u bëjnë dobi pasuritë që kanë fituar në botë dhe as miqtë apo zotat, të cilëve iu luten e kërkojnë mbështetje. Ata do t’u kërkojnë ndihmë, por idhujt e tyre do t’i lënë në baltë në momentet më të nevojshme. Pasi foli për shenjat e Tij të sjella në Kur'an, për dëshmitë që gjenden në krijimin e Tij dhe për faktin që njerëzit ndahen në dy grupe, në lidhje me përfitimin apo jo prej shenjave të Tij, Allahu i Madhëruar pohon një tjetër fakt të rëndësishëm: Kur'ani i përmban të gjitha qëllimet e larta, të cilat çdo njeri duhet të përpiqet që t’i arrijë, dhe është udhëzues i qartë për arritjen e mirësive të dynjasë dhe të ahiretit. Kështu, i Madhëruari thotë:
Shko te videoja e plotë e sures