Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 9 nga 37 • Shqip


وَإِذَا عَلِمَ مِنْ آيَاتِنَا شَيْئًا اتَّخَذَهَا هُزُوًا ۚ أُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ 9
Përkthim:
E, kur të njohtohet me diçka nga ajetet Tona, ai ato – i përqeshë. Për të tillët do të ketë dënim të poshtëruar. El-Xhathije 45:9
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Xhathije 45:7
Mjerë për çdo gënjeshtar e gjynahqar të madh, Që i dëgjon faktet e Allahut kur i lexohen, e pastaj vazhdon sërish të tregohet mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato! Paralajmëroji ata për një ndëshkim të dhembshëm. Kur mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ata i marrin me tallje. Ata do të kenë një dënim poshtërues. -

I Madhëruari i përshkruan këta të mjerë me dy cilësi: “effak” - gënjeshtarë në fjalë dhe “ethim” - gjynahqarë në vepra. Çdokush që ka këto cilësi kërcënohet se do të ketë një ndëshkim të dhembshëm. Për të kuptuar këtë ndëshkim, mjafton të thuhet se ata i pret Xhehenemi, siç thotë i Lartësuari më pas:
Shko te videoja e plotë e sures