(i cili) dëgjon argumentet e Perëndisë që i lexohen, e përsëri është mendjemadh (e duke mos pranuar), thuajse nuk i ka dëgjuar ato, sihariqoje atë me dënim të dhembshëm! El-Xhathije 45:8 ⧉
Mjerë për çdo gënjeshtar e gjynahqar të madh, Që i dëgjon faktet e Allahut kur i lexohen, e pastaj vazhdon sërish të tregohet mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato! Paralajmëroji ata për një ndëshkim të dhembshëm. Kur mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ata i marrin me tallje. Ata do të kenë një dënim poshtërues. -I Madhëruari i përshkruan këta të mjerë me dy cilësi: “effak” - gënjeshtarë në fjalë dhe “ethim” - gjynahqarë në vepra. Çdokush që ka këto cilësi kërcënohet se do të ketë një ndëshkim të dhembshëm. Për të kuptuar këtë ndëshkim, mjafton të thuhet se ata i pret Xhehenemi, siç thotë i Lartësuari më pas: