Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 7 nga 37 • Shqip


وَيْلٌ لِكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ 7
Përkthim:
Mjerë për çdo gënjeshtar, mëkatar (të madh)! El-Xhathije 45:7
Tefsiri:
Mjerë për çdo gënjeshtar e gjynahqar të madh, Që i dëgjon faktet e Allahut kur i lexohen, e pastaj vazhdon sërish të tregohet mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato! Paralajmëroji ata për një ndëshkim të dhembshëm. Kur mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ata i marrin me tallje. Ata do të kenë një dënim poshtërues. -

I Madhëruari i përshkruan këta të mjerë me dy cilësi: “effak” - gënjeshtarë në fjalë dhe “ethim” - gjynahqarë në vepra. Çdokush që ka këto cilësi kërcënohet se do të ketë një ndëshkim të dhembshëm. Për të kuptuar këtë ndëshkim, mjafton të thuhet se ata i pret Xhehenemi, siç thotë i Lartësuari më pas:
Shko te videoja e plotë e sures