Sa i ulët është gjykimi i tyre! -
Shumë e gabuar dhe e keqe është ajo që mendojnë. Ajo është tërësisht në kundërshtim me gjykimin e më të Urtit, më të Diturit dhe më të Drejtit, që është Allahu i Lartësuar. Madje, gjykimi i tyre është në kundërshtim edhe me logjikën e shëndoshë dhe me natyrën e pastër të njeriut. Ai është në kundërshtim me të gjitha shpalljet e Zotit dhe mesazhin e tyre, ashtu siç bie ndesh me mësimet e urta të të gjithë profetëve të dërguar nga Zoti. Le ta dinë ata, se gjykimi i padiskutueshëm i Zotit ka vendosur që besimtarët, të cilët besojnë drejt, sipas dijes së saktë e të sigurt nga Zoti, por edhe që punojnë me sinqeritet sipas atij besimi dhe asaj diturieje, ata kanë premtimin nga Zoti se do të arrijnë suksesin e sigurt. Premtimi i pakthyeshëm për ta është lumturia dhe shpërblimet e shumta në dynja dhe në ahiret. Secili do të shpërblehet sipas bamirësisë së vet. Ndërsa punëkëqijtë do t’i godasë zemërimi i Zotit, prandaj do të vuajnë poshtërimin, ndëshkimin, dhimbjen dhe dëshpërimin në dynja dhe në ahiret.