Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 22 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 22 nga 37 • Shqip


وَخَلَقَ اللَّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ وَلِتُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 22
Përkthim:
E, Perëndia, krijoi qiej dhe Tokë me qëllim të plotë, në mënyrë që çdo njeri të jetë i shpërblyer (apo i dënuar) për atë që ka punuar. E, askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. El-Xhathije 45:22
Tefsiri:
Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi të madhe, me qëllim që çdo njeri të shpërblehet për veprat e veta. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. -

Allahu i Madhëruar i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi të madhe. Ai i krijoi njerëzit dhe xhindët që ta adhurojnë Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, dhe pastaj t’i shpërblejë ata sipas punëve që kanë bërë. Me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij, Ai do të shpërblejë të ngarkuarit me detyra, duke u dhënë mirësi të shumta, të dukshme e të fshehta. Por së pari, të gjithë do të japin llogari para Allahut të Madhëruar: a kanë qenë mirënjohës ndaj Tij, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave, apo kanë qenë mosmirënjohës, duke treguar mospërfillje për detyrimet ndaj Zotit dhe ndaj krijesave, duke merituar në këtë mënyrë ndëshkimin që është përgatitur për mohuesit.
Shko te videoja e plotë e sures