Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 24 nga 37 • Shqip


وَقَالُوا مَا هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا الدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا يُهْلِكُنَا إِلَّا الدَّهْرُ ۚ وَمَا لَهُمْ بِذَٰلِكَ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ 24
Përkthim:
E, ata thonë: “Ekziston vetëm jeta e kësaj bote, vdesim (shumë si fëmijë) dhe jetojmë (një kohë), e vetëm koha na shkatërron”. Ata, për këtë, nuk kanë kurrfarë dijenie, ata, vetëm parafytyrojnë ashtu. El-Xhathije 45:24
Tefsiri:
Ata (mosbesimtarët)thonë: “Nuk ka jetë tjetër, veç jetës sonë në këtë botë. Ne vdesim dhe jetojmë dhe asgjë tjetër përveç kohës nuk na shkatërron.” -

Kuptimi: Ajo që ndikon tek ne është thjesht koha, gjatë së cilës disa njerëz vdesin e disa të tjerë lindin. Kështu ka qenë dhe kështu do të vazhdojë; ky është një proces i pandalshëm. Nuk ka ditë ringjalljeje, kur njerëzit të kthehen sërish të gjallë e të llogariten për veprat e tyre. Por këto fjalë të tyre nuk mbështeten në dije, por në hamendësime të largëta. I Madhëruari thotë:

Ata nuk kanë asnjë lloj diturie për këtë, por vetëm hamendësojnë. -

Ata thjesht hamendësojnë për të mohuar ringjalljen, duke hedhur poshtë fjalët e profetëve besnikë, të pajisur me fakte e mrekulli. Ata nuk kanë asnjë provë që justifikon hedhjen poshtë të mesazhit të profetëve. Si mund të hidhen poshtë fjalët e profetëve të mbështetur nga Zoti me mrekulli të mëdha, thjesht me hamendësime, me arsyetime të kota ose me kërkesa të çuditshme! Prandaj i Madhëruari thotë:
Shko te videoja e plotë e sures