Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 25 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 25 nga 37 • Shqip


وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ مَا كَانَ حُجَّتَهُمْ إِلَّا أَنْ قَالُوا ائْتُوا بِآبَائِنَا إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ 25
Përkthim:
E, kur t’ju tregohen atyre ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë tjetër shprehje, pos fjalës së tyre: “Ringjallni të parët tanë, nëse e thoni të vërtetën!” El-Xhathije 45:25
Tefsiri:

Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta

(për ringjalljen)

, argumentimi i tyre i vetëm është: “Ringjallini prindërit tanë, nëse thoni të vërtetën!” -

Kjo është paturpësia dhe padrejtësia e tyre ndaj Zotit të gjithësisë. Ata pretendojnë që vërtetësia e mesazhit të profetëve mund të pranohet vetëm nëse ata do të sillnin atë shenjë që kërkojnë ata. Me fjalë të tjera, edhe sikur profetët të sillnin çdo lloj shenje të fuqishme, ajo duhet të konsiderohet e pamjaftueshme që ata të besojnë. Kështu pretendojnë ata, por dihet që kjo është thjesht një gënjeshtër, një justifikim për të mohuar të vërtetën. Qëllimi i tyre, siç kuptohet, është thjesht refuzimi i ftesës së profetëve, e jo arritja tek e vërteta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 24 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 26