Thuaju (atyre): “Perëndia ju ngjallë (u jep jetën), pastaj ju vdes, e mandej do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit, në këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e dinë”. El-Xhathije 45:26 ⧉
Tefsiri:
Thuaju: “Allahu jua jep jetën dhe më pas ju bën të vdisni. Pastaj, Ai do t’ju grumbullojë Ditën e Kijametit, për të cilën nuk ka dyshime, por shumica e njerëzve nuk kanë dituri”. -Nëse bindja rreth Ditës së Gjykimit do të arrinte në zemrat e tyre, ata do të fillonin të përgatiteshin mirë për të.