Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 27 nga 37 • Shqip


وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ يَوْمَئِذٍ يَخْسَرُ الْمُبْطِلُونَ 27
Përkthim:
Të Perëndisë janë pushteti i qiejve dhe i Tokës! E, kur të arrijë Dita e Kijametit, atë ditë të këqinjtë do të humbin. El-Xhathije 45:27
Tefsiri:

Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Atë Ditë, kur të vijë Ora

(e llogarisë)

, rrefuzuesit

(e së vërtetës)

do të dëshpërohen shumë. -

Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin dhe mbretërimin e Tij të gjerë, si dhe për faktin se Ai është i vetëm në administrimin, rregullimin e çështjeve dhe përkujdesjen për botën, në çdo moment. Gjithashtu, Ai na tregon se edhe në Ditën e Kijametit, Ai është i Plotfuqishmi. Ai do t’i mbledhë krijesat dhe të gjithë do të qëndrojnë para Krijuesit të tyre. Atë ditë, mubtilun-ët do të dëshpërohen kur të shohin ndëshkimin që i pret. Këta janë ata që polemizojnë për të hedhur poshtë të vërtetën, pa patur asnjë argument të drejtë e të saktë ku të mbështeten. Veprat e mira të këtyre janë të pavlefshme dhe jo të shpërblyeshme, prandaj Ditën e Gjykimit ato do të asgjësohen, sepse janë të ndërtuara mbi të kotën. Atë ditë do të dalë në pah e vërteta. Ndërsa e kota, të cilën ata e mbrojnë, do të tretet para syve të tyre, duke i lënë në dëshpërimin e humbjes së mirësive të Zotit dhe në ndëshkimin e rëndë për refuzimin e të vërtetës. Pastaj Allahu i Madhëruar përshkruan tmerrin dhe vështirësitë e Ditës së madhe të Kijametit, për t’i bërë robërit që t’i druhen asaj dhe të përgatiten me adhurime e përkushtime në punë të mbara. Kështu, i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 26 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 28