Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 33 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 33 nga 37 • Shqip


وَبَدَا لَهُمْ سَيِّئَاتُ مَا عَمِلُوا وَحَاقَ بِهِمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ 33
Përkthim:
Dhe, atyre do t’u dalin në shesh të këqit që i kanë bërë, e do t’i kaplojë dënimi për atë që talleshin, El-Xhathije 45:33
Tefsiri:

Ne nuk e dimë se ç’është Ora

(e Kjametit)

. Ne mendojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur. -

Kjo ishte gjendja e tyre në dynja. Ata e mohonin dhe nuk e besonin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit. Ata mohuan dhe i quanin gënjeshtarë ata që i paralajmëronin për ditën e llogarisë me drejtësi, dhe nuk e pranonin vërtetësinë dhe besnikërinë e tyre. I Madhëruari thotë:

Atyre

(që nuk besojnë)

do t’u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t’i përfshijë ai

(dënimi i Zotit)

me të cilin talleshin. -

Ditën e Gjykimit, atyre do t’u tregohen veprat e këqija që kanë bërë dhe mbi ta do të godasë ndëshkimi me të cilin talleshin, sepse nuk e besonin se do të ndodhte. Ata tallen në dynja me Ditën e Llogarisë dhe me ata që e paralajmërojnë këtë ditë, por për këtë do ta vuajnë të plotë ndëshkimin e të Drejtit. Atë ditë, atyre do t’u thuhet:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 32 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 34