Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 34 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 34 nga 37 • Shqip


وَقِيلَ الْيَوْمَ نَنْسَاكُمْ كَمَا نَسِيتُمْ لِقَاءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا وَمَأْوَاكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ نَاصِرِينَ 34
Përkthim:
dhe, (atyre) u thuhet: “Ne sot po ju qesim në harresë, ashtu siç e keni lënë ju në harresë takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është zjarri dhe, për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi. El-Xhathije 45:34
Tefsiri:

Atyre

(që nuk besojnë)

do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite. -

Kuptimi: Sot do t’ju lëmë të harruar në ndëshkim, ashtu sikurse ju e shpërfillët dhe e latë të harruar takimin e kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas punës që ke bërë.

Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë. -

Vendqëndrimi dhe përfundimi juaj është zjarri i Xhehenemit. Askush nuk mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 33 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 35