Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 36 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 36 nga 37 • Shqip


فَلِلَّهِ الْحَمْدُ رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَرَبِّ الْأَرْضِ رَبِّ الْعَالَمِينَ 36
Përkthim:
Falenderimi i përket vetëm Perëndisë. Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës – Zotit të gjithësisë. El-Xhathije 45:36
Tefsiri:

E gjithë Lavdia i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës, Zotit të gjithësisë! -

Allahut i takon lavdia, lavdërimet dhe mirënjohja, ashtu si i shkon madhërisë së Tij dhe madhështisë së pushtetit të Tij. Atij i takon lavdërimi i krijesave e mirënohja e tyre, për shkak se Ai është Krijuesi dhe Kujdestari i tyre, që u dhuron mirësi të panumërta, të dukshme e të fshehta dhe që u rregullon çdo çështje. Gjithçka është nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 35 E ardhshme El-Xhathije • Ajet 37