Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhathije — Ajet 37 (Shqip) — Video

El-Xhathije • Ajet 37 nga 37 • Shqip


وَلَهُ الْكِبْرِيَاءُ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 37
Përkthim:
Atij i përket tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. El-Xhathije 45:37
Tefsiri:

Vetëm Atij i takon gjithë Krenia në qiej e në Tokë. -

Allahut i takon madhështia, lartësia e krenaria më e plotë. Falënderimi ndaj Allahut kryhet duke thurur lavde për Të, duke e përmendur me cilësitë e Tij të plota dhe absolute, duke i shprehur dashurinë e plotë, duke treguar frikërespekt ndaj Tij dhe nderim për atributet e mrekullueshme të Tij. Nëpërmjet lavdërimit, shprehet dashuria, lavdia, respekti e admirimi për të Madhërishmin. Më pas vihet në dukje madhështia, pushteti e mbretërimi absolut i Allahut, që duhet të kultivojë tek ne frikërespektin, madhërimin e përunjësinë ndaj Tij, sepse adhurimi, - për hir të të cilit Allahu na krijoi, - ndërtohet mbi këto dy shtylla kryesore: dashuria për Të dhe nënshtrimi ndaj Tij. Por këto të dyja nuk mund t’i kesh pa patur diturinë e nevojshme për Allahun, për madhështinë, krenarinë dhe lavdinë e Tij.

Ai është Ngadhënjimtari e i Urti. -

Allahu është Ngadhënjimtari, që mposht gjithçka. Ai është i Urti, që vendos çdo gjë në vendin e vet. Nëse Allahu vendos për diçka, këtë e bën për dobi të mëdha. Nëse Ai krijon diçka, edhe këtë e bën në funksion të mirësisë dhe dobisë.Përfundoi edhe tefsiri i sures Xhathije.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhathije • Ajet 36 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 1