Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 14 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 14 nga 35 • Shqip


أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 14
Përkthim:
Ata janë banorë të xhennetit, në të do të qëndrojnë përherë, dhe ky do të t’u jetë shpërblim për atë që kanë punuar. El-Ahkaf 46:14
Tefsiri:

Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, ... -

Ja, të tillë rob do të jenë banorët e Xhenetit, ku do të jenë gjithmonë dhe kurrë nuk do të kërkojnë të ikin prej atij apo ta shkëmbejnë atë me diçka tjetër.

... si shpërblim për atë që kanë punuar ... -

Ata do të jenë të përjetshëm në Xhenet, të cilin Zoti e ka bërë si shpërblim për të mirat që kryejnë në dynja, duke filluar me besimin e pastër tek Allahu, dhe duke vazhduar me veprat të mira të nxitura nga ky iman, si dhe përqendrimi në këtë rrugë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 13 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 15