Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 13 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 13 nga 35 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ 13
Përkthim:
Me siguri, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia! – dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, për ta nuk ka kurrfarë droje dhe as që do të pikëllohen. El-Ahkaf 46:13
Tefsiri:

Ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur, nuk do të kenë frikë dhe as do të brengosen.” -

Ata të cilët e besojnë Zotin e tyre si të vetmin Krijues, Sundues, Mbretërues dhe Administrues të çështje-ve të tyre, dëshmojnë se Ai është Një, i Vetëm dhe i Pashoq, pastaj janë të palëkundur në këtë bindje ndaj Tij, gjatë gjithë jetës së tyre, ata nuk do të kenë frikë për të ardhmen dhe as brenga për të kaluarën.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 12 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 14