Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 12 nga 35 • Shqip


وَمِنْ قَبْلِهِ كِتَابُ مُوسَىٰ إِمَامًا وَرَحْمَةً ۚ وَهَٰذَا كِتَابٌ مُصَدِّقٌ لِسَانًا عَرَبِيًّا لِيُنْذِرَ الَّذِينَ ظَلَمُوا وَبُشْرَىٰ لِلْمُحْسِنِينَ 12
Përkthim:
E, para Kur’anit ka ekzistuar Libri i Musait – udhërrëfyes dhe mëshirë. E, ky (Kur’ani), Libër vërtetues (i librave të shpallur) në gjuhën arabe për t’i paralajmëruar ata që bëjnë zullum dhe për t’i sihariquar bamirësit. El-Ahkaf 46:12
Tefsiri:

Para Kur'anit është shpallur Libri i Musait, si udhërrëfyes dhe mëshirë. ... -

Zoti e bëri Teuratin udhëzim dhe mëshirë, që bijtë e Israilit të gjenin nëpërmjet tij rrugën e udhëzimit dhe të kishin ligjet e jetës dhe të adhurimit. Nëse do ta zbatonin, do të arrinin mirësinë në dynja dhe në ahiret.

Kur'ani është një Libër që e vërteton atë

(Teuratin)... - Ky libër është vërtetues dhe miratues i shpalljeve hyjnore të mëparshme. Atë që Kur'ani e dëshmon si të vërtetë, ajo është e vërtetë, sepse ai është në përputhje të plotë me të gjitha shpalljet e tjera të Zotit. Këtë libër Allahu i Madhëruar e shpalli në gjuhën arabe, që kuptimi dhe përfitimi prej tij jenë më të thjeshtë. Po në këtë mënyrë, ai është bërë i thjeshtë për t’u mësuar përmendësh.

… dhe është shpallur në gjuhën arabe, për t’u tërhequr vërejtjen atyre që bëjnë gjynahe dhe si lajm i mirë për vepërmirët. -

Allahu i Madhëruar e shpalli Kur'anin që të paralajmërojë ata që i bëjnë padrejtësi vetes duke shkelur e tejkaluar kufijtë e Zotit dhe duke mos iu bindur Atij. Ai i paralajmëron ata për një ndëshkim të rëndë nëse vazhdojnë me padrejtësitë dhe rrugën e tyre të humbjes. Por ky libër u shpall, gjithashtu, edhe që të përgëzojë vepërmirët, të cilët i përkryejnë të gjitha adhurimet e përkushtuara Allahut dhe janë bamirës me krijesat e Allahut. Ata përgëzohen me një shpërblim të madh në dynja dhe në ahiret. Në Kur'an janë treguar qartë veprat nga të cilat duhet të ruhemi dhe veprat që duhet t’i kryejmë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 11 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 13