Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 11 nga 35 • Shqip


وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا لَوْ كَانَ خَيْرًا مَا سَبَقُونَا إِلَيْهِ ۚ وَإِذْ لَمْ يَهْتَدُوا بِهِ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَا إِفْكٌ قَدِيمٌ 11
Përkthim:
Dhe, mohuesit thonë për besimtarët: “Sikur të ishte ndonjë e mirë (besimi në Kur’an), ata nuk do të na kishin tejkaluar në këtë”. E, ngase ata nuk u udhëzuan me te në rrugën e drejtë, me siguri do të thonë: “Ky është trillim i lashtë”. El-Ahkaf 46:11
Tefsiri:

Jobesimtarët thonë për besimtarët:... -

Mohuesit e të vërtetës, të cilët shfaqin armiqësi ndaj ftesës së Zotit, thonë:

Sikur të ishte besimi

(ne Muhamedin)

ndonjë gjë e mirë, ata

(besimtarët)

nuk do ta besonin para nesh. -

Kuptimi: Nëse besimi dhe nënshtrimi ndaj kësaj, që ju e quani Shpallje e Zotit, do të ishte diçka e mirë, nuk do të na kalonte kush në këtë aspekt. Pra, do të ishim ne të parët që do ta përqafonin atë, e jo këta që quhen ‘besimtarë’. Por, kjo është thjesht një mendjemadhësi e shëmtuar nga ana e tyre. E si mund të gjykosh për vërtetësinë apo jo të diçkaje duke u nisur nga fakti se e preferon atë apo jo? Çfarë kriteri qenka ky? Vallë, ata janë më zemërpastërtit, më shpirtkulluarit, më mendjendriturit e më të urtët?! Apo çështja e udhëzimit në rrugën e drejtë është e drejta e tyre ekskluzive?! Jo, kurrsesi nuk është kështu! Këto fjalë janë thjesht ngushëllim dhe justifikime, që ata gjejnë për veten e tyre, për diçka që nuk e arrijnë dot. Ata nuk mund ta gjejnë udhëzimin, sepse u janë përkushtuar epsheve e dëshirave të tyre për këtë dynja, prandaj gjejnë si rrugëzgjidhje që ta shpërfillin dhe ta shajnë atë. Prandaj i Madhëruari thotë:Ata (mosbesimtarët)

nuk e pranuan udhëzimin

(e Kur’anit)

, prandaj thonë: “Ai

(Kur'ani)

është një mashtrim i vjetër!”. -

Ky është shkaku i vërtetë që i shtyu ata që të shpërfillin dhe të trillojnë gënjeshtra për të vërtetën. Ata nuk e pranojnë udhëzimin e Shpalljes hyjnore, kështu që nuk ndriçohen me dritën e saj, duke u shpëtuar nga duart, në këtë mënyrë, gjëja më e vyer që dikush mund të synojë. Si rrjedhojë, ata gjejnë si zgjidhje cenimin e madhështisë së Shpalljes, duke thënë se ajo është mashtrim e trillim. Ata shpifin për të, edhe pse ajo është e vërteta, për të cilën nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe pasiguri. Kur'ani është në të njëjtën linjë dhe vërtetues i të gjitha shpalljeve të Zotit të sjella para tij, ndër të cilët është edhe Teurati, libri që Zoti i shpalli Musait (a.s.). I Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 10 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 12