Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 10 nga 35 • Shqip


قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ كَانَ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ وَكَفَرْتُمْ بِهِ وَشَهِدَ شَاهِدٌ مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَىٰ مِثْلِهِ فَآمَنَ وَاسْتَكْبَرْتُمْ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ 10
Përkthim:
Thuaju (atyre): “Më thuani ju mua se çka do të bëhet me ju nëse Kur’ani është prej Perëndisë, e ju e mohoni, e ka dëshmuar (për të) dikush prej bijve të Israelit në shembullin e tij e besoi, kurse ju u bëtë mendjemëdhenj (nuk besuat)!” Me të vërtetë, Perëndia, nuk e udhëzon (në rrugë të drejtë) popullin zullumqarë. El-Ahkaf 46:10
Tefsiri:

Thuaju: “Më tregoni se ç’do të bëhet me ju, nëse ai

(Kur'ani)është prej Allahut, kurse ju e mohoni, ndërkohë që një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, kurse ju tregoheni kryeneçë?!” -

Ju e mohoni Kur'anin, por çfarë ndodh nëse ai është libri i Allahut të Madhëruar? Çfarë ndodh, kur për vërtetësinë e tij dëshmojnë më të zgjedhurit dhe më të udhëzuarit nga mesi i ithtarëve të Librit, të cilët kishin patur shumë shenja e fakte për të njohur të vërtetën? Nëse ju e mohoni atë, a nuk është ky krimi më i madh? Nëse mesazhi i sjellë prej meje është në përputhje me mesazhin e të gjithë profetëve, dhe kjo është pranuar nga pasuesit e denjë të profetëve, ndërsa ju nuk doni ta pranoni, a nuk është ky tregues i padrejtësisë, i kufrit, i mendjelehtësisë dhe i injorancës tuaj? Dijeni, atëherë, se me mendjemadhësi dhe me shpërfilljen e fakteve të pamohueshme të sjella nga Zoti, ju nuk keni për ta gjetur kurrë të vërtetën. Allahu i Madhëruar thotë:

Allahu nuk i udhëzon në rrugën e shpëtimit njerëzit e padrejtë. -

Prej padrejtësisë është edhe shpërfillja me fodullëk e të vërtetës, pasi të krijohet mundësia ta kuptosh dhe ta pranosh atë.
Shko te videoja e plotë e sures