Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 9 nga 35 • Shqip


قُلْ مَا كُنْتُ بِدْعًا مِنَ الرُّسُلِ وَمَا أَدْرِي مَا يُفْعَلُ بِي وَلَا بِكُمْ ۖ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰ إِلَيَّ وَمَا أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ مُبِينٌ 9
Përkthim:
Thuaju (atyre): “Unë nuk jam i pari profet (i ardhur në këtë Botë) dhe unë nuk di çka do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më është shpallë dhe unë jam vetëm paralajmërues i qartë”. El-Ahkaf 46:9
Tefsiri:

Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar e nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua e as me ju.” -

Unë nuk jam i pari i dërguar i Zotit, e kjo dihet! Pse habiteni me mesazhin që unë sjell? Pse, pra, e refuzoni ftesën time? Shumë profetë të tjerë kanë ardhur para meje dhe mesazhi im është tërësisht në përputhje me mesazhin e tyre. Atëherë, për çfarë arsyeje e refuzoni mesazhin tim, që unë po jua përcjell prej Zotit?

“Unë zbatoj vetëm atë që më shpallet ...”. -

Unë jam veçse një njeri, dhe si i tillë nuk kam në dorë asnjë çështje. Vetëm Allahu i Madhëruar i ka në dorë të gjitha çështjet, të miat dhe tuajat. Ai do të gjykojë mbi mua dhe mbi ju. Unë nuk vij tek ju me diçka nga vetja ime.

“...dhe unë jam veçse një i dërguar, që jep paralajmërime të qarta.”! -

Nëse ju e pranoni Shpalljen që unë përcjell nga Zoti juaj e nëse dëgjoni porositë e mia, ky do të jetë fati juaj i mirë dhe lumturia juaj në dynja dhe në ahiret. Por nëse më refuzoni dhe e shpërfillni mesazhin e Zotit të sjellë prej meje, llogaria juaj do të bëhet nga Zoti. Por mos harroni, se unë ju paralajmërova dhe jua tërhoqa vërejtjen, prandaj nuk kam më asnjë përgjegjësi para Zotit tim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 8 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 10