Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 8 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 8 nga 35 • Shqip


أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ إِنِ افْتَرَيْتُهُ فَلَا تَمْلِكُونَ لِي مِنَ اللَّهِ شَيْئًا ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِ ۖ كَفَىٰ بِهِ شَهِيدًا بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ ۖ وَهُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ 8
Përkthim:
Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaju (atyre): “Por, nëse unë e trilloj atë, ju nuk do të mund të më ndihmoni asgjë nga dënimi i Perëndisë. Ai di më së miri përse zhyteni në trillime për të (Kur’anin). Mjafton Ai dëshmitar mes meje dhe jush. Ai është Falës dhe Mëshirues”. El-Ahkaf 46:8
Tefsiri:

Ose thonë: “Ai

(Muhammedi)

e ka trilluar vetë atë.” -

Ata pretendojnë se Kur'anin e trilloi vetë Muhamedi (a.s), domethënë se nuk është Shpallje e Zotit? Për t’iu kundërvënë këtij pretendimi, Allahu i Lartësuar e udhëzon të Dërguarin e Vet të thotë:

Ti thuaju: “Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni asnjë mundësi që të më mbroni prej Allahut.” -

Mendohuni pak! Allahu ka dijeni të plotë për pretendimin tuaj. Si është e mundur që Ai nuk më ndëshkon për trillimin tim, sikurse pretendoni ju? A mund të më mbroni ju nga Zoti, nëse Ai dëshiron të më ndëshkojë? Po nëse Ai dëshiron të më mëshirojë, vallë, a mund ta pengoni ju mëshirën e Tij?

Ai është më i Dituri për të gjitha shpifjet tuaja rreth tij

(Kur'anit). - Nëse unë do të isha trillues ndaj Allahut, Ai do të më ndëshkonte me fuqinë e Tij dhe do të ma këpuste arterien e zemrës sime. Ai do të jepte një ndëshkim, që do ta vërente dhe do ta dinte çdokush, sepse trillimi ndaj Tij dhe shtirja si i dërguar i Tij është krimi më i madh ndaj Zotit dhe shpifja më e dënueshme. Më pas, duke i ftuar që të pendohen për armiqësinë ndaj të vërtetës dhe për refuzimin me inat të saj, Allahu i Madhëruar udhëzon e thotë:

Por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falësi i Madh e Mëshirëplotë.! -

Pendohuni tek Ai dhe ndaluni nga ato gjëra që veproni dhe trilloni! Nëse pendoheni sinqerisht tek Zoti, Ai do t’jua pranojë pendimin dhe do t’ju mëshirojë, duke ju dhënë sukses të bëni të mira dhe duke ju dhururuar për to shpërblime të shumta e të mëdha.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 7 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 9