Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 18 nga 35 • Shqip


أُولَٰئِكَ الَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ الْقَوْلُ فِي أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهِمْ مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا خَاسِرِينَ 18
Përkthim:
Ata janë prej atyre, ndaj të cilëve është plotësuar Fjala (e dënimit) mbi popujt: xhindët dhe njerëzit që kanë qenë para tyre, sepse ata, me të vërtetë, janë shkatërruar. El-Ahkaf 46:18
Tefsiri:

Këta janë ata njerëz, kundër të cilëve u përmbush Fjala

(e dënimit)

sikurse u veprua me popujt e xhindeve dhe të njerëzve që kaluan para tyre... -

Për njerëzit që bëjnë të tilla gjëra do të ekzekutohet patjetër vendimi për ndëshkim. Edhe ata do të futen mes popujve të tjerë me njerëz e xhindë, të cilët kanë mohuar të vërtetën. Edhe ata do të ndëshkohen bashkë me turmën e madhe të të devijuarve e të humburve.

...Të gjithë ata ishin të humbur. -

Dështimi është humbja e tërë pasurisë së njeriut. Kur humbet gjithçka, atëherë nuk flitet e nuk mendohet më për fitim. Ata nuk e meritojnë mirësinë e Zotit, sepse e kanë shpërdoruar mundësinë për t’u pajisur me iman, që është pasuria kryesore e njeriut. Kështu, atyre u ikin nga duart të gjitha mirësitë dhe nuk mund të shpëtojnë nga dënimi i dhembshëm në zjarrin e Xhehenemit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 17 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 19