Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 19 nga 35 • Shqip


وَلِكُلٍّ دَرَجَاتٌ مِمَّا عَمِلُوا ۖ وَلِيُوَفِّيَهُمْ أَعْمَالَهُمْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 19
Përkthim:
Për të gjithë do të ketë shkallë të caktuara, për atë që kanë punuar, për t’i shpërblyer (dhe dënuar) sipas veprave të tyre, - e nuk do t’ju bëhet atyre padrejtësi. El-Ahkaf 46:19
Tefsiri:

Të gjithë ata do të kenë gradën e merituar, sipas asaj që kanë punuar. -

Si punëmirët, ashtu edhe punëkëqijtë do të marrin gradën që meritojnë. Sipas veprave që kanë bërë, do të meritojnë shpërblimin ose ndëshkimin e Allahut të Drejtë. I Madhëruari thotë:

Shpërblimi për veprat e tyre do t’u jepet i plotë e nuk do t’u bëhet padrejtësi. -

Askujt nuk do t’i shtohen të këqijat, por do të ketë vetëm aq sa ka bërë vetë, ashtu si askujt nuk do t’i mohohen apo pakësohen të mirat që ka bërë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 18 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 20