Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 23 nga 35 • Shqip


قَالَ إِنَّمَا الْعِلْمُ عِنْدَ اللَّهِ وَأُبَلِّغُكُمْ مَا أُرْسِلْتُ بِهِ وَلَٰكِنِّي أَرَاكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ 23
Përkthim:
Ai u tha (atyre): “Vetëm te Perëndia është dijenia e (dënimit), e unë vetëm u lajmëroj juve me atë që jam dërguar, por unë po shoh se jeni popull i zhytur në injorancë”. El-Ahkaf 46:23
Tefsiri:

Ai tha: “Dijeninë për të e ka vetëm Allahu. Unë thjesht ju kumtoj atë për të cilën jam dërguar.” -

Është Allahu i Madhëruar, Ai që ka në dorë të gjitha çështjet. Ai ka edhe diturinë për gjithçka. Është Ai që e sjell ndëshkimin për ju, nëse dëshiron. Ndërsa unë, si çdo profet tjetër, kam për detyrë veçse përcjelljen e qartë të së vërtetës dhe mesazhit të Zotit.

“Megjithatë, po shoh se qenkeni njerëz krejt pa dije!” -

Ky qe shpjegimi i veprimeve të paturpshme dhe të nxituara të tyre. Ata guxuan të refuzonin të vërtetën e Zotit dhe, në formë sfide, të kërkonin përshpejtimin e ndëshkimit të Tij. Prandaj i Plotfuqishmi lëshoi kundër tyre ndëshkimin e rëndë: një furtunë, e cila i shkatërroi tërësisht. Të mjerët, kur panë në qiell renë e ndëshkimit që po afrohej, nuk ua mori mendja se çfarë ishte, për shkak të mendjemadhësisë që i karakterizonte!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 22 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 24