Kur ata panë një ré, që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo ré po sjell shiun!” -
Ata menduan se ishin re të mëdha, që zakonisht sjellin reshje. Kështu, ata po prisnin të binte shi mbi tokat e tyre, të mbusheshin puset dhe rezervuarët e tyre, që i shfrytëzonin për të pirë ujë vetë dhe për të vaditur të mbjellat. Të gëzuar, ata thanë: “Kjo re do të na sjellë shi!” Por nuk ishte ashtu:“Jo, por kjo është ajo që ju e kërkonit me ngut...” -
Kjo qe përgjigjja e kërkesës së tyre, kur thanë: “Po të jesh kaq i sigurt, na e sill tani atë që na e paralajmëron!”“... Ajo është një stuhi, që mbart një dënim të dhembshëm.” -
Ajo qe një erë aq e fortë, saqë kudo ku kalonte, shkatërronte dhe dëmtonte gjithçka. Kjo stuhi veproi egërsisht mbi ta, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në ajete të tjera: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” [Haka 6, 7]. E gjitha kjo ndodhi me urdhrin e Allahut të Madhëruar. Pas këtyre ditëve dhe netëve ndëshkimi, duke treguar gjurmët e dhembshme që ajo la pas, Allahu thotë: