Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 32 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 32 nga 35 • Shqip


وَمَنْ لَا يُجِبْ دَاعِيَ اللَّهِ فَلَيْسَ بِمُعْجِزٍ فِي الْأَرْضِ وَلَيْسَ لَهُ مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءُ ۚ أُولَٰئِكَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 32
Përkthim:
E, ai që nuk i përgjigjet grishtarit të Perëndisë, të atillë nuk do të mund t’i ikin Atij në Tokë dhe për ta s’ka mbrojtës, pos Perëndisë. Ata janë në humbje të madhe. El-Ahkaf 46:32
Tefsiri:
“Ata, që nuk i përgjigjen thirrësit në rrugën e Allahut, nuk kanë për t’i shpëtuar dënimit në Tokë dhe askush nuk mund t’u mbrojë nga ndëshkimi i Tij.” -

Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Asgjë nuk mund t’i shpëtojë pushtetit të Tij. Askush nuk mund të arratiset e të fshihet prej Tij dhe askush nuk mund të përballet e të fitojë kundër Tij.

“Këta janë në humbje të sigurt.” -

E ku ka më të humbur se ata që ftohen në rrugën e Zotit, që e dëgjojnë dhe kanë të qartë mesazhin e Tij, që vihen përballë argumenteve të pakundërshtueshme të Tij, që mësojnë premtimet e Tij, dhe pastaj me arrogancë e refuzojnë këtë ftesë?!
Shko te videoja e plotë e sures