Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 31 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 31 nga 35 • Shqip


يَا قَوْمَنَا أَجِيبُوا دَاعِيَ اللَّهِ وَآمِنُوا بِهِ يَغْفِرْ لَكُمْ مِنْ ذُنُوبِكُمْ وَيُجِرْكُمْ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ 31
Përkthim:
O populli ynë, përgjigjuni ju grishtarit të Perëndisë dhe besoni Atij! Ai do t’ua falë disa mëkate tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm. El-Ahkaf 46:31
Tefsiri:

“O populli ynë! Përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij!” -

Bindjuni atij që ju fton në adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe që nuk ka asnjë interes personal ndaj jush. Ai thjesht ju fton që të lidheni fort me Zotin tuaj dhe të arrini shpërblimin që fal bujaria e Tij. Ai ju thërret që të fitoni të mirat dhe të largoni nga vetja të gjitha të këqijat e ligësitë.

“Allahu ju fal gjynahet dhe ju shpëton prej ndëshkimit të dhembshëm.” -

Nëse Allahu ju fal gjynahet, të cilët janë shkaktarë të shumë sprovave, dhe nëse ju shpëtoni nga ndëshkimi i dhembshëm, atëherë mbetet të vijnë veç të mirat dhe lumturia e përjetshme. Ky është shpërblimi për këdo që i përgjigjet ftuesit të Allahut për në rrugën e drejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 30 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 32