Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 30 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 30 nga 35 • Shqip


قَالُوا يَا قَوْمَنَا إِنَّا سَمِعْنَا كِتَابًا أُنْزِلَ مِنْ بَعْدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقًا لِمَا بَيْنَ يَدَيْهِ يَهْدِي إِلَى الْحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِيقٍ مُسْتَقِيمٍ 30
Përkthim:
Ata thanë: “O populli ynë! Na dëgjuam Librin, të shpallur mas Musait, i cili vërteton se janë të vërteta edhe ato para tij, i cili udhëzon kah e vërteta dhe në rrugën e drejtë. El-Ahkaf 46:30
Tefsiri:

Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, ...” -

Ata përmendën Librin e Musait, sepse ai ishte në themel edhe të Ungjillit. Gjithashtu, ai ishte libri bazë, ku bijtë e Israilit mbështeteshin për marrjen e dispozitave ligjore. Ndërsa Ungjilli ishte plotësues i Teuratit, ashtu sikurse edhe lehtësues për disa dispozita. Pastaj, ata e përshkruajnë Kur'anin duke thënë:

“...që vërteton Shpalljet para tij, që udhëzon tek e Vërteta dhe tregon rrugën e drejtë!” -

Kuptimi: Libri që e dëgjuam nga ky profet është vërtetues i librave të parë hyjnorë dhe udhëzues në rrugën e drejtë. Ai tregon rrugën që të çon tek Allahu dhe Xheneti i Tij. Ky libër udhëzon nëpërmjet diturisë së jashtëzakonshme mbi Allahun e Madhëruar, diturisë rreth dispozitave ligjore dhe rregullave të jetës dhe të adhurimit, si dhe diturisë për shpërblimin dhe ndëshkimin e Allahut të Madhëruar. Pasi lavdëruan Kur'anin, duke treguar gradën dhe rëndësinë e lartë të tij, xhindët filluan të ftonin popullin e tyre që ta besonin këtë libër dhe mesazhet e këtij profeti, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 29 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 31