Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahkaf — Ajet 29 (Shqip) — Video

El-Ahkaf • Ajet 29 nga 35 • Shqip


وَإِذْ صَرَفْنَا إِلَيْكَ نَفَرًا مِنَ الْجِنِّ يَسْتَمِعُونَ الْقُرْآنَ فَلَمَّا حَضَرُوهُ قَالُوا أَنْصِتُوا ۖ فَلَمَّا قُضِيَ وَلَّوْا إِلَىٰ قَوْمِهِمْ مُنْذِرِينَ 29
Përkthim:
Dhe, (kujtoju atyre kohën) kur t’i dërguam ty disa xhindë për të dëgjuar Kur’anin. Kur morën pjesë (në të dëgjuarit e Kur’anit), ata i thanë (njëri-tjetrit): “Heshtni!” E, kur përfundoi (të lexuarit), u kthyen te populli i tyre si paralajmërues. El-Ahkaf 46:29
Tefsiri:

Kujto, kur drejtuam disa xhinde tek t’i, që të dëgjonin Kur'anin. -

Allahu i Madhëruar e dërgoi profetin e Tij të dashur e të zgjedhur, Muhamedin (a.s.) si mëshirë dhe udhëzues për të gjitha krijesat, për njerëzit dhe për xhindët. Ishte detyra e Profetit që t’i ftonte të gjithë në rrugën e Zotit dhe t’ua përcillte qartë të vërtetën e shpallur nga Zoti. Sa u përket njerëzve, Profeti (a.s) i ftonte dhe paralajmëronte ata haptazi, pasi kjo ishte diçka e mundshme. Ndërsa sa u përket xhindëve, Allahu i Madhëruar, me pushtetin e Tij, i solli ata te Profeti (a.s.), që të dëgjonin mesazhin e përcjellë nga ai. Thotë i Lartësuari:

Kur u afruan

(të dëgjojnë)

thanë: “Heshtni!” -

Kur ata iu afruan Profetit (a.s.), që ishte duke kënduar Kur'anin, porositën njëri-tjetrin për të qëndruar të bashkuar dhe në heshtje, me qëllim që të dëgjonin më mirë dhe më qartë.

Në përfundim, ata u kthyen te populli i vet si këshillues. -

Në përfundim të këndimit të Kur'anit, ata e kishin kuptuar mirë mesazhin e tij, prandaj shkuan menjëherë te populli i tyre, tani si këshillues e udhëzues. Allahu i Madhëruar i bëri muslimanë dhe u mundësoi atyre të bëheshin përhapës së ftesës së Profetit (a.s.) ndër xhindë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahkaf • Ajet 28 E ardhshme El-Ahkaf • Ajet 30