Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 11 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 11 nga 38 • Shqip


ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ مَوْلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَأَنَّ الْكَافِرِينَ لَا مَوْلَىٰ لَهُمْ 11
Përkthim:
Kjo është (ngase) Perëndia është mbojtës i atyre që besojnë – dhe, meqë, me të vërtetë, për mohuesit nuk ka mbrojtës (ndihmës). Muhammed 47:11
Tefsiri:

Allahu është Miku i atyre që besojnë ... -

Allahu i Gjithëmëshirshëm përkujdeset për besimtarët, duke i nxjerrë ata nga errësirat në dritë. Ai kujdeset për ta duke u dhuruar sukses në çdo çështje dhe shpërblimin më të mirë për çdo vepër të bërë prej tyre.

... kurse për jobesimtarët nuk ka miq. -

Ata që mohojnë dhe refuzojnë përkujdesjen e posaçme të Allahut ia kanë mbyllur vetes portën e mëshirës së Tij. Për këta të mjerë nuk ka udhëzues, që mund t’i drejtojë në rrugën e paqes, ashtu siç nuk kanë ndonjë që mund t’i shpëtojë nga dënimi i Zotit. Miqtë e tyre, të cilëve ata u kanë besuar çështjet e tyre, janë idhujt dhe gjithçka që adhurohet veç Allahut. Miku i tyre është Shejtani, i cili i nxjerr ata nga drita, për t’i humbur tërësisht mes errësirave. Këta do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 10 E ardhshme Muhammed • Ajet 12