Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 12 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 12 nga 38 • Shqip


إِنَّ اللَّهَ يُدْخِلُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۖ وَالَّذِينَ كَفَرُوا يَتَمَتَّعُونَ وَيَأْكُلُونَ كَمَا تَأْكُلُ الْأَنْعَامُ وَالنَّارُ مَثْوًى لَهُمْ 12
Përkthim:
Perëndia, me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do t’i shpie në xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; e ata që nuk besojnë – që kënaqen dhe gëlltisin ashtu siç gëlltisin shtazët, vendbanim i tyre është zjarri! Muhammed 47:12
Tefsiri:
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t’i fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Ndërsa për ata që nuk besojnë, të cilët dëfrejnë dhe hanë ashtu si hanë kafshët, Zjarri është vendi i tyre! -

Pasi tregoi se është Miku i dashur i besimtarëve, i Cili kujdeset plot mëshirë për ta, Allahu i Madhëruar na bën të ditur se si do të veprojë me ta në ahiret. Ai premton se do t’i fusë besimtarët në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, që ujitin pemët e bukura plot fruta. Gjithashtu, pasi tregoi se mohuesit nuk kanë ndonjë mik që t’i ndihmojë dhe që përkujdeset për ta, Allahu i Madhëruar thotë se ata lihen qëllimisht që të mbështeten te vetja, e cila është shumë nevojtare, por ata janë të padrejtë dhe mospërfillëse ndaj ftesës së Zotit. Ata nuk pranojnë të pajisen me cilësitë e mira, që rregullojnë personalitetin e tyre. Ata i kanë shkatërruar një nga një cilësitë e mira njerëzore, duke rënë shumë poshtë e duke u shndërruar në krijesa më poshtë se kafshët, të cilat nuk kanë as logjikë e as arsye. Ata thjesht kërkojnë të përmbushin çdo dëshirë të egos së tyre kafshërore. Qëllimi i jetës së tyre është thjesht përmbushja e dëshirave dhe e kënaqësive të kësaj dynjaje. Të gjitha veprat dhe qëllimet e tyre vërtiten rreth kësaj bote, duke mos menduar fare rreth ahiretit dhe atyre çështjeve të cilat, nëse plotësohen, do t’u mundësonin lumturinë në të dyja jetët. Ata e shpërfillin ahiretin dhe nuk përgatiten për të, prandaj edhe vendqëndrimi i tyre si shpërblim do të jetë Zjarri. Atje do të ndëshkohen përgjithmonë dhe kurrë nuk do t’u lehtësohen vuajtjet!
Shko te videoja e plotë e sures