Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 14 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 14 nga 38 • Shqip


أَفَمَنْ كَانَ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِنْ رَبِّهِ كَمَنْ زُيِّنَ لَهُ سُوءُ عَمَلِهِ وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ 14
Përkthim:
Vallë, a është i njëjtë ai që (pason) argumentet e qarta të Zotit të tij me atë që i zbukurohen punët e veta të shëmtuara dhe (i cili) pason epshet e veta?! Muhammed 47:14
Tefsiri:
Vallë, a është i njëjtë ai që i përmbahet udhëzimit të qartë prej Zotit të vet, me atë, të cilit i janë zbukuruar veprat e këqija dhe ndjek epshet e veta?! -

Kurrsesi nuk është njëlloj ai që është i qartë tërësisht për fenë dhe besimin e tij, duke u bazuar në dituri të saktë, të drejtë dhe të vërtetë, dhe duke punuar me sinqeritet me atë dituri vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, me atë që ka një zemër të verbër. Ky i fundit, ndryshe nga i pari, e refuzon të vërtetën dhe ka devijuar nga rruga e drejtë, duke pasuar dëshirat dhe epshet e veta, pa pasur udhëzim dhe dritë nga Allahu. Ç’është më e keqja, ky i mjerë pandeh se është në rrugë të mbarë! Sa i madh është dallimi mes këtyre dy njerëzve! Sa larg qëndrojnë ata nga njëri-tjetri, qoftë në veprat që bëjnë, qoftë në shpërblimin që meritojnë!
Shko te videoja e plotë e sures