Ja përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve:... -
Ja si është Xheneti, të cilin Zoti e ka përgatitur për besimtarët që i ruhen ndëshkimit të Tij dhe kërkojnë kënaqësinë e Tij, duke zbatuar detyrimet dhe duke iu larguar harameve....Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët,... -
Ky ujë nuk prishet dhe nuk e ndryshon shijen apo aromën e tij. Ai nuk turbullohet, por është gjithmonë kristal, i freskët dhe shumë i dashur për ata që e pinë. Ai është uji me shijen dhe aromën më të këndshme. Ai është uji që fal kënaqësinë më të madhe për ata që e pinë.... lumenj me qumësht që nuk prishet ... -
Ai qumësht nuk thartohet apo prishet, por qëndron i freskët dhe i shijshëm....lumenj me verë të këndshme për ata që pinë... -
Ai që e shijon këtë lloj vere ndien kënaqësi të pakrahasueshme. Ajo nuk është si vera e kësaj dynjaje, që ka shije të keqe dhe sjell dhimbje koke e marrje mendsh....dhe lumenj me mjaltë të kulluar. -
Mjalti është i kulluar, pra, i pastër nga çdo mbeturine dylli apo substancë tjetër.Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash... -
Atje do të kenë pemë hurmash, rrushi, molle, shege, qitro, ullinj e fruta të tjera, të cilat kanë shembull të tyre në dynja ose jo. Këto janë mirësi, që ata i përfitojnë nga bujaria e Zotit të tyre....dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre. -
Me faljen e Zotit, ata shpëtojnë dhe janë të sigurt nga çdo gjë që u shkakton frikë e trishtim.A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?! -Cilët janë në gjendje më të mirë: këta fatlumët apo ata që do të jenë përjetë në zjarrin e Xhehenemit, nxehtësia e të cilit është e padurueshme. Atje do t’u jepet për të pirë ujë i nxehtë e i valuar, i cili ua copëton zorrët dhe të brendshmet e tyre. I Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë është Allahu, që bëri dallime mes të mirëve dhe të këqijve, mes shpërblimeve të secilës palë dhe mes Xhenetit e Xhehenemit!