Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 23 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 23 nga 38 • Shqip


أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَعَنَهُمُ اللَّهُ فَأَصَمَّهُمْ وَأَعْمَىٰ أَبْصَارَهُمْ 23
Përkthim:
Këta janë ata, të cilët i ka mallkuar Perëndia dhe i ka bërë të shurdhër (ndaj së vërtetës) dhe ua ka verbuar sytë (për të parë rrugën e vërtetë). Muhammed 47:23
Tefsiri:

Këta janë ata të cilët Allahu i ka mallkuar, ... -

Ata të cilët refuzojnë t’i binden Allahut, bëjnë gjynahe, shkatërrojnë në tokë dhe ndërpresin lidhjet farefisnore, Allahu i Madhëruar i ka mallkuar, duke i larguar nga mëshira e Tij. Këta meritojnë zemërimin dhe dënimin e Allahut.

... i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin ... -

Allahu i Madhëruar i ka bërë që të mos e dëgjojnë as ta shikojnë atë gjë që u bën dobi. Ata e kanë shqisën e të dëgjuarit, por nuk marrin vesh e të binden. Ata e kanë edhe shqisën e të shikuarit, por nuk e përdorin për të parë shenjat e Allahut. Ata as nuk ua hedhin sytë Shpalljes së Zotit dhe argumenteve të qarta që Ai ka vendosur në gjithësi dhe në vetet tona.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 22 E ardhshme Muhammed • Ajet 24