Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 22 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 22 nga 38 • Shqip


فَهَلْ عَسَيْتُمْ إِنْ تَوَلَّيْتُمْ أَنْ تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ وَتُقَطِّعُوا أَرْحَامَكُمْ 22
Përkthim:
E, vallë ndoshta edhe ju (hipokritët) sikur të vinit në pushtet, do të bënit ngatërresa (zullum) në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore?! Muhammed 47:22
Tefsiri:
Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atëherë prej jush nuk pritet gjë tjetër, veç të përhapni shkatërrimin në Tokë dhe të ndërprisni lidhjet farefisnore. -

Pra, dy janë mundësitë: ose përkushtim ndaj Allahut, që sjell vetëm mirësi, mbarësi dhe sukses, ose mosbindje ndaj Allahut, pas së cilës vjen degjenerimi, veprat e këqija, padrejtësitë dhe shkëputjet e lidhjeve farefisnore.
Shko te videoja e plotë e sures