Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 30 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 30 nga 38 • Shqip


وَلَوْ نَشَاءُ لَأَرَيْنَاكَهُمْ فَلَعَرَفْتَهُمْ بِسِيمَاهُمْ ۚ وَلَتَعْرِفَنَّهُمْ فِي لَحْنِ الْقَوْلِ ۚ وَاللَّهُ يَعْلَمُ أَعْمَالَكُمْ 30
Përkthim:
E, sikur të donim, Ne do t’i tregonim ty ata, e ti me siguri, do t’i njihje ata, sipas shenjave të tyre (të fytyrës). Por, ti do t’i njohësh ata sipas mënyrës së shprehjes së tyre, e Perëndia i di veprat tuaja. Muhammed 47:30
Tefsiri:

Po të donim, Ne do të mundësonim t'i shihje ata

(hipokritë)

, dhe pastaj, me siguri, do t’i njihje nga shenjat e tyre. -

Do t’i njihje nga shenjat e tyre, që janë si vragat e dallueshme në fytyrë.

Ti do t’i njohësh ata përmes fjalëve të tyre. -

Ajo që fshihet brenda zemrave të tyre do të dalë në shesh nëpërmjet fjalëve, që do t’u shpëtojnë nga goja. Gjuha është zëdhënësja e zemrës: nëpërmjet saj shfaqet e mira dhe e keqja që fshihet në të.

Allahu i di mirë veprat tuaja. -

Për këto vepra, Ai do t’ju shpërblejë me drejtësi. Pastaj në ajet flitet për sprovën më të madhe mbi robërit e Allahut, për xhihadin në rrugën e Tij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 29 E ardhshme Muhammed • Ajet 31