Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 31 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 31 nga 38 • Shqip


وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّىٰ نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ 31
Përkthim:
Ne do t’ju vëmë në sprovë juve, përderisa t’i njohim në thelb ata të cilët prej jush luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë (mundimin), si dhe për t’i vërtetuar lajmet për veprat tuaja. Muhammed 47:31
Tefsiri:

Ne do t’ju sprovojmë, me qëllim që të dalin në pah luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët. Ne kemi për t’ju vënë në provë

(për sinqeritetin)

në veprat tuaja. -

Allahu do të vërë në provë besimin tuaj, në mënyrë që të spikasin qartë ata që luftojnë sinqerisht dhe durojnë në rrugën e Tij. Ata që e zbatojnë urdhrin dhe luftojnë për të lartësuar fenë e Allahut, ata janë besimtarë të vërtetë. Ndërsa ata që ngurrojnë në këtë drejtim, e bëjnë për shkak të mangësisë në besimin e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 30 E ardhshme Muhammed • Ajet 32