Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Muhammed — Ajet 33 (Shqip) — Video

Muhammed • Ajet 33 nga 38 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ 33
Përkthim:
O ju që keni besuar! Përuljuni Perëndisë dhe përuljni Pejgamberit (të Tij) dhe mos i prishni veprat tuaja! Muhammed 47:33
Tefsiri:

O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit ... -

Allahu i Madhëruar u jep besimtarëve një urdhër, që, nëse e zbatojnë, kanë për të qenë të lumtur në dynja dhe në ahiret. Ky është urdhri për bindje të plotë ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, për çështjet themelore të fesë dhe për degëzimet e saj. Bindja nënkupton plotësimin e urdhëresave dhe largimin nga haramet, në mënyrën e përcaktuar nga Allahu e Profeti i Tij dhe me qëllimin e sinqertë për të kënaqur vetëm Allahun e Madhëruar.

...e mos i çoni dëm veprat tuaja! -

Kjo është një porosi nga i Lartësuari për t’i ruajtur veprat tona të mira që kemi bërë, nga çdo gjë që i cenon ose i fshin fare ato, siç është përfolja e atyre punëve, vetëkënaqësia, mburrja apo shtirja. Edhe gjynahet i fshijnë veprat e mira dhe shpërblimin e tyre. Gjithashtu, veprat e mira i prish edhe ndërprerja e tyre në mes, pa i plotësuar, apo kryerja e ndonjë vepre specifike, që Sheriati e ka përcaktuar si dëmtuese të punës së mirë. Kështu ndodh, për shembull, me namazin, agjërimin ose haxhin, që mund të prishen me disa vepra e fjalë të caktuara. Juristët fetarë mbështeten në këtë ajet kur thonë se është e ndaluar ndërprerja e një adhurimi farz dhe është e papëlqyeshme ndërprerja e një adhurimi të pëlqyeshëm, por jo i detyrueshëm për t’u plotësuar. Nëse Allahu i Madhëruar na ka ndaluar të prishim punët e mira, nga ana tjetër na ka urdhëruar për rregullimin dhe plotësimin e tyre. Me fjalë të tjera, ne duhet t’i përkryejmë gjithmonë veprat tona, me qëllimin e sinqertë për të kënaqur Allahun e Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 32 E ardhshme Muhammed • Ajet 34