Ju ftoheni për të shpenzuar në rrugën e Allahut, por ka prej jush që tregohen koprracë. -
Atëherë, çfarë do të bënin ata nëse do t’u kërkohej të shpenzonin për një çështje që nuk e shohin si të dobishme për të tashmen e prekshme? Sigurisht që do të tregoheshin më koprracë. Por le ta dinë, se:Kush bëhet koprrac, e bën kundra vetes. -
Ky veprim thjesht dëmton ata vetë, duke u privuar nga shpërblimi i madh i Allahut, i Cili është i Pasur dhe Jonevojtar, prandaj nuk dëmtohet aspak nga koprracia e tyre.Allahu është i Pasuri, ndërsa ju jeni të varfrit. -
Njerëzit kanë nevojë për mëshirën dhe përkujdesin e Allahut në të gjitha çështjet e në çdo çast.Nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju. -
Zëvendësuesit nuk do të jenë kundërshtues, por do jenë të bindur ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Ata do ta duan Allahun dhe Profetin e Tij, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet, (le ta dijë se)Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai i do ta dojë dhe ata do ta duan Atë; modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur.” [Maide 54].Përfundoi tefsiri i sures Muhamed a.s.Të gjitha lavdërimet qofshin për Allahun e lartësuar dhe salavatet dhe selami qoftë për Profetin e Tij të dashur, familjen e Tij, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tyre me sinqeritet deri në ditën e gjykimit!