Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Feth — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Feth • Ajet 1 nga 29 • Shqip


إِنَّا فَتَحْنَا لَكَ فَتْحًا مُبِينًا 1
Përkthim:
Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë, El-Feth 48:1
Tefsiri:

Ne të dhamë ty

(o Muhamed)

një fitore të madhe,... -

Çlirimi dhe Fitorja për të cilën bëhet fjalë është Marrëveshja e Hudejbijes, që u bë mes Profetit dhe mekasve idhujtarë, pasi këta të fundit pengonin Profetin e Zotit që të kryente umren. Pas përpjekjeve të shumta dhe bisedimeve të gjata, Profeti (a.s.) arriti një marrëveshje me ta, ku, ndër të tjera, u vendos:

1 Paqe e armëpushim mes palëve për dhjetë vjet.

2 Muslimanët ta ndërprisnin umren atë vit dhe ta kryenin vitin e ardhshëm.

3 Çdokush që dëshironte të bashkohej në aleancë me kurejshit, të lejohej nga muslimanët, e çdokush që dëshironte të bashkohej në aleancë me muslimanët, të lejohej nga idhujtarët etj.Për shkak të kësaj marrëveshjeje, u krijua një situatë paqeje dhe sigurie, dhe kështu hapësira për t’i ftuar njerëzit në fenë e Zotit ishte më e gjerë. Çdo musliman, në çdo vis ku gjendej, i ftonte njerëzit në Islam, kështu çdo njeri i interesuar mund të gjykonte dhe arsyetonte me qetësi për mesazhin e kësaj feje dhe ta njihte atë realisht, ashtu siç ishte, të pamjegulluar e shtrëmbëruar nga qafirët. Gjatë kësaj kohe, njerëzit nisën të hynin në fenë e Zotit grupe-grupe. Allahu i Madhëruar e quajti ‘çlirim’, madje ‘çlirim i madh’, sepse qëllimi i çlirimit të vendeve ku jetojnë idhujtarë është lartësimi i fesë së Allahut dhe fitorja përfundimtare e muslima-nëve. Të gjitha këto u arritën nëpërmjet kësaj marrëveshjeje. Allahu i Madhëruar solli me këtë ngjarje shumë gjëra të dobishme për Islamin dhe muslimanët. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Muhammed • Ajet 38 E ardhshme El-Feth • Ajet 2